Frenki De Jong është zyrtarisht lojtar i Barcelonës, për plot 68 milionë euro. Katalanasit siguruan firmën e talentit holandez disa ditë më parë, ndërsa transferimi i tij do të plotësohet në qershor.
De Jong do të qëndrojë 6 muaj i huazuar te Ajaksi, por drejtuesit e klubit kanë filluar të mendojnë që tani për pasuesin e tij.Emri më i përfolur është ai i Meritan Shabanit, lojtari i Bajernit të Mynihut që po shkëlqen me paraqitjet e tij këtë sezon.
Shabani aktivizohet për Bajern II, por në disa raste, është grumbulluar dhe me skuadrën e parë bavareze. Shabani shihet si pasuesi ideal i De Jong dhe interesimi nga Ajaksi është shtuar ndjeshëm.
Bajerni nuk kërkon të heqë dorë nga shërbimet e talentit shqiptar, por në rast se Ajaksi i garanton minuta, Shabani mund të transferohet në Holandë në merkaton e verës.





