Nga Flamurtari tek Teuta, nga një skuadër me pak vetëbesim dhe me shumë pikëpyetje tek një skuadër e konsoliduar me karakter dhe vizionin për të shkuar në qiellin e 7-të. Rinis beteja e ashpër për Teutën,  përballë është një ekip që po vuan ekonomikisht, por kjo problematikë nuk duhet në mënyrën më absolute të përgjumë skuadrën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi.

Të instalosh në “software” mendësinë fituese është një detyrë e ndërlikuar sepse duhet punuar në anën psikolgjike, për teknikun e “djemve të detit”, Teuta tashmë nuk kënaqet me pak.

3 kërkesa në merkato të 3 të plotësuara, Frashëri, Arapi e Busic, drejtuesit mëritojnë notë maksimale, afrime që duket se do të ndryshojnë edhe objektivin. Partizani është një rival dhe Shkëmbi pa u shmangur e pranon se suksesi i të kuqve në Korçë e shton nivelin e presionit tek skuadra e tij.