Eshtë hedhur shorti për “Copa America 2019”, kompeticion në të cilin janë të përfshira 10 klube nga Amerika Qendrore dhe dy ekipe të ftuara. Kampioni në fuqi i “Copa America”, Kili, që mposhti Argjentinën në finale, ka pasur fatin të shortohet në Grupin C, së bashku Uruguajin, Japoninë dhe Ekuadorin. 

Brazili është vendosur në një grup me Perunë, Venezuelën dhe Bolivinë. Argjentina dhe Kolumbia u shortuan në një grup, bashkë me Paraguajin dhe Katarin. Brazili e pret këtë vit ngjarjen 12-ekipore, e cila përmban të gjitha kombëtaret e CONMEBOL, së bashku me dy pjesëmarrës të ftuar, AFC Japoni dhe Katar. 

Faza e grupit të “Copa America” do të nisë më 14 qershor, ndërsa finalja është parashikuar të luhet më 7 korrik, në “Maracana”. Turneu i vitit 2019 është kthyer në Amerikën e Jugut, ndërsa ai i vitit 2016 u mbajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.