Në “Raportin e Standardeve të Licencimit të Klubeve”, UEFA ka publikuar një listë mbi vitin financiar 2017-’18. Shumë klube nuk po kalojnë një moment të mirë ekonomik, por ka edhe nga ato, që megjithëse gëzojnë popullaritet të madh, vazhdojnë të kenë borxhe të shumta.
Në majë të listës së publikuar dje qëndron Mançester Junajtid me 459 euro borxhe, teksa në podium shoqërohet nga Interi (438) dhe Atletiko i Madridit (391).Në këtë renditje nuk habit prania e Milanit, që prej kohësh ndodhet në ujëra të turbullta, e megjithatë, përpara kuqezinjve me 289 milionë euro borxhe, qëndron Juventusi, dominuesja absolute e Serisë A në vitet e fundit.
Liverpuli, Roma janë emra të “rëndë” në këtë listë, e cila mbyllet nga danezët e Kopenhagënit.





