Pas shkarkimit të 7 ministrave dhe zëvendëskryeministres, Senida Mesi, kreu i qeverisë ka vijuar ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Pasi largoi nga detyra, Damian Gjiknurin, më datë 23 janar, kryeministri Edi Rama ka firmosur shkarkimin nga detyra edhe të zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enis Aliko.
Vendimi nuk është publikuar në faqen e Kryeministrisë, por ky vendim është bërë publik pasi është botuar në Fletoren Zyrtare.
Edi Rama ka vendosur të rikthej në detyrën e zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ish-deputetin e Elbasanit, Ilir Bejtja.Ky i fundit ishte drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës, kur ajo drejtohej nga Damian Gjiknuri.
Nuk dihen arsyet e shkarkimi nga ky funksion i zëvendësministrat, Enis Aliko, i cili me profesion është inxhinier i naftës.
Por prej disa ditësh, ministrja e re, Belinda Balluku po “pastron” disa krerë të drejtërive të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikes, të cilët ishin të përfshirë në tenderat e firmës “DH Albania”.
Ilir Bejtja, CV
Ilir Bejtja u lind më datë 17 Janar 1966, në qytetin e Elbasanit.
Bejtja është me profesion ekonomist, i diplomuar me titullin Ekonomist Industrie në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik në vitin 1988. Ka mbaruar studimet master, titulli Masterof Arts, në Co De Joint European Masteron Comparative Local Developments në Universitetin e Trentos, Itali. Ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës në vitin 2013.
Përgjatë karrierës së tij, Z. Bejtja ka marrë pjesë dhe është kualifikuar në një sërë trajnimesh në institucione të ndryshme arsimore dhe profesionale në BE dhe në vend.
Në periudhën shtator 2009 – maj 2013 ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë për Qarkun Elbasan.
Bejtja ka qenë pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit nga viti 1998 e në vazhdim, me kohë të plotë e të pjesshme në lëndët e Marketingut.
Deri në vitin 2009 Z. Bejtja ka ushtruar funksione të ndryshme si Specialist Marketingu, Menaxhim dhe dizenjim Projekti pranë “The Right Choice – Consultancyon Lawand Economy” (2008 – 2009), Drejtor Ekzekutiv pranë “Marketand Economical Research Institute” (2006 – 2007), Koordinator i Projektesh në Co-Plan Tirana, Institute for Habitat Development, Urban Research Institute (2004-2006), Koordinator Rajonal dhe Konsulent për Qarqet e Elbasanit, Korçës dhe Vlorës në “Institute onSurveysandObservations” (2003-2005), Doganier dhe Përgjegjës i Seksionit të Doganim-Zhdoganimeve në Elbasan (1991-1998).
Bejtja është gjithashtu Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, FK Elbasani, që prej vitit 2003 dhe anëtar i Komisionit të Marketingut në ECA – EuropeanClubAssociation, UEFA në periudhën 2006-2009.
Nga tetor 2013 deri në shtator 2017 ka mbajtur postin e zv/ministrit të Energjisë dhe Industrisë. Aktualisht z. Ilir Bejtja është këshilltar i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane, maqedonase si dhe ka njohuri të spanjishtes, gjermanishtes dhe serbishtes.
Enis Aliko
VENDIM
Nr. 37, datë 23.1.2019
PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Z.
Ilir Bejtja emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI Edi Rama
VENDIM Nr. 38, datë 23.1.2019
PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës
dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Fletorja Zyrtare Viti 2019 – Numri 6VENDOSI:
Enis Aliko, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë,
KRYEMINISTRI
Edi Rama
ish- zv.ministri i shkarkuar
Enis Aliko, CV
Enis Aliko lindi më 28 Maj 1962 në qytetin e Tiranës, ku edhe banon. Ai filloi studimet në Universitetin e Tiranës në vitin 1981 në degën Inxhinieri Mekanike. Pas mbarimit të vitit të dytë me rezultate të shkëlqyera, përfitoi një bursë studimi për inxhinieri nafte në Algjeri. Ai u diplomua në vitin 1988 në Institutin Algjerian të Naftës dhe zotëron gradën Master në Inxhinieri Shpim-Kërkimi Nafte. Pas kthimit në Shqipëri filloi punën si Asistent Pedagog në Universitetin e Tiranës, në katedrën e Shpimit të Puseve. Në vitin 1993 ai kaloi në Agjensinë Kombëtare të Hidrokarbureve (sot AKBN) si Specialist Shpimi dhe anëtar i Bordit.Më pas, në vitin 1995, Z. Aliko filloi punë, si inxhinier distrikti, në një kompani shumëkombëshe nafte. Deri i në vitin 2015 ai mbajti pozicione të ndryshme në këtë kompani, nga manaxher i inxhinierisë deri në drejtor gjeomarketi, duke qenë përgjegjës për Evropën, Afrikën dhe vendet e detit Kaspik.
Nga viti 2015, ai është angazhuar në Shqipëri si Manaxher i Projektit të Master Planit të Gazit Natyror, i cili hedh bazat për transmetimin dhe shpërndarjen e gazit natyror në Shqipëri. Gjatë aktivitetit të tij profesional ai ka kryer një sërë kursesh të ndryshme profesionale në SHBA dhe BE, nga kurse specializimi në fushën e naftës, në kurse negocimi, kontratash, finance, legale, manaxhimi, etj. Z. Aliko ka kontribuar në zhvillimin e industrisë së naftës me mbi 15 artikuj shkencorë, të cilët i ka prezantuar në konferenca ndërkombëtare ose të botuar në revista profesionale, si dhe me pjesëmarrjen e tij në zhvillimin e një sërë teknologjish të reja në fushën e shpim-kërkimit. Përveç kësaj, ai është edhe autor i disa patentave ndërkombëtare në fushën e naftës.
Aliko është anëtar i vjetër i Shoqatës Ndërkombëtare të Inxhinierëve të Naftës (SPE) dhe prej vitit 2015, është edhe anëtar i komisionit të çmimeve të nderit të kësaj Shoqate.





