Asambletë e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës i japin qeverisë afat 1 javor për t'iu përgjigjur kërkesave të tyre në të kundërt paralajmërojnë bojkot pa afat të mësimit.

Të mbledhur paraditen e sotme, Asambletë vendosën t'i drejtohen kryeministrit me këto kërkesa:

1- Mbështetje për kërkesat e studentëve.

2- Kundërshtim për ligjin e arsimit të lartë dhe fillimin e procesit legjislativ për hartimin e ligjit të ri.

3- Rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik dhe garantimin real të autonomisë financere.

4- Ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese dhe miratimin e statusit të pedagogëve.