Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili foli sot gjatë një konference për shtyp, për një situatë ulëritëse siç tha ai, pasi në vend po bëhet një pastrim i madh parash.
Këto akuza Vasili i lidhi me emrin e të parit të qeverisë, Edi Rama.
“Në Shqipëri po bëhet një pastrim i madh parash. Pastrimi i parave është peng në duart e një njeriu, kryeministrit të Shqipërisë. Nëpërmjet këtyre operacioneve ai bëhet miliarder por qytetarët dhe bizneset e ndershme rrënohen e mjerohen. Shqipëria është në një moment ulëritës. Kjo vërtetohet edhe nga raportet e policisë gjermane, raporteve europiane e ato të DASH”, tha Vasili.
Ai ftoi të gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës opozitare më 16 shkurt.
“Le të dalim të gjithë bashkë në protestë dhe të mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Çdo shqiptar që mbyll sytë po gatuan një të ardhme të zezë”, tha ai.





