Elton Arbana, një nga figurat më të njohura në Shijak dhe njëherësh kryetar i PS-së për këtë zonë, ka ndërmarrë një iniciativë, që ka të bëjë me dhurimin e ushqimeve për bamirësi.

Siç shprehet dhe vetë në profilin e tij në “Facebook”: “Nga Shijaku për të bërë detyrën, atë të humanizmit. 2500 pako për familjet në nevojë.”

Elton Arbana, i cili ka pasur ndjeshmërinë brenda komunitetit për të dhuruar për njerëzit në nevojë, gjithashtu ka përkrahur organizatorë të shoqërisë civile për projekte në të mirë të komunitetit, ka nxitur Forumin e grave duke iu dhënë prioritet atyre dhe duke mposhtur stereotipat gjinorë.

Ja si shprehet dhe një aktiviste e shoqërisë civile për Arbanën:

“Kur unë interesohesha jo thjesht për politikën, madje e kisha humbur interesin për të, në fakt po përpiqesha të zbuloja vetveten në fushën e shoqerisë civile, rastësisht njoha një djalë që më befasoi për faktin se nuk do ta besoja kurrë më parë që do të gjeja në Shijak një individ të atij profili.

Ai më bëri të harroj hijen e rëndë të politikanëve, duke i bërë gjërat e thjeshta, të arritshme, më frymëzoi”.