Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në një interviste përballë gazetarëve në emision “Opinion” në Tv Klan. ka folur në lidhje me zgjedhjet në PD dhe protestat e thirrura nga opozita të cilat do të nisin në muajin shkurt.
Protesta e opozitës dhe kanë thënë në do jenë masive dhe do rrëzojnë Ramën. Kanë ndryshuar gjë në PD ku nuk do jetë vetëm një protestë për një deklaratë në shesh?
Unë mendoj se opozita po del përballë historisë dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm. Nëse ka një regjim që keqësoi këtë vend pas Hoxhës është Edi Rama. Sot është bërë famozë mafia, një ministër ishte lidhur këmbë e kokë me drogën, vendos prapë një ministër që kishte vëllain trafikant, kjo tregon se shteti ishte lidhur këmbë e kokë me mafien. Ky është regjimi i kakistokracisë. Edi Rama është një mikromonstër njësoj si Maduro. Rama u futi policinë dhe studentëve dhe bëri atë që as Ramiz Alia nuk e bëri.
Si do ta hiqni Ramën?
Me të gjitha mjetet e mosbindjes civile.
Vetëm sot ka 16 veta të vrarë në Venezuelë për Maduron e merrni këtë çmim?
Me çdo çmim, Maduro këtu duhet të largohet.





