Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, ka reaguar në lidhje me delegimin e kompetencave të kryediplomatit për zv.ministrin Gent Cakajn, nga Kryeministri Edi Rama.
Mustafaj në një intervistë për News24 u shpreh se Cakaj është i paaftë për ta bërë atë detyrë dhe se me prezantimin që bëri dje ja shtoi namin e keq vetes.
“Fjalimi i djeshëm ishte konfirmim i dyshimeve që unë dhe të tjerë kishim për aftësitë e tij. Ai ja shtoi namin e keq vetes. Tregoi se ishte i papërgjegjshëm, nuk ishte përgatitur. Fjalimi i prezantimit është i rëndësishëm kudo në botë, edhe presidenti i SHBA punon disa javë për fjalimin e prezantimit. Unë prisja të thoshte cilat janë sfidat kryesore, ne do marrim drejtimin e OSBE, hera e parë që Shqipëria ka një peshë të tillë. Shqipëria ka dhe një votim në OKB për Këshillin e Sigurisë, ka dhe negociata. Ai nuk foli fare për këto", tha Mustafaj.





