Pritjes i erdhi fundit, Renato Arapi prej së enjtes do të jetë zyrtarisht pjesë e Teutës. Një përforcim cilësor i klubit durrsat gjatë merkatos dimërore që shton kualitetin në repartin e prapavijës. 32-vjecari do të firmosë një kontratë 2-vjecare me skuadrën e Bledi Shkëmbit dhe shumë shpejt do të mund të nisë punën me pjesën tjetër të klubit bregdetar.

Më herët ishte vetë Arapi që la të hapur mundësinë e rikthimit në Shqipëri, teksa tashmë kjo gjë është realizuar. 32-vjeçari kishte një kontratë me klubin turk të Afjet Afyonspor deri në fund të këtij sezoni , me këta të fundit që kanë shlyer çdo detyrim financiar që kishin ndaj tij, duke zgjidhur dhe kontratën me Arapin.

Mbrojtësi rikthehet në Shqipëri pas një përvoje 2-vjecare në Turqi, ku ka qënë pjesë e skuadrës së Boluspor dhe Afjet Afyonspor, teksa në vendin tonë ai është aktivizuar me klube të ndryshme , i fundit ishte Skëndërbeu tek të cilët qëndroi për një periudhe 5-vjeçare.

Ndërkohë pak javë më pare në një intervistë për Supersport, Arapi i shkeli syrin Teutës dhe dëshira ju plotësua me 32-vjeçarin që për herë të parë në karrierë do të luajë me skuadrën e qytetit të tij të lindjes.