Çështja e rinovimit të kontratës së Mauro Icardit ishte temë diskutimi në emisionin sportiv Tiki-Taka, ku një nga të ftuarat e zakonshme është edhe menaxherja dhe njëkohësisht bashkëshortja e Mauritos, Wanda Nara.

“Unë dhe Mauro nuk i kemi kërkuar gjë Interit. Ndoshta më marrin për budallaqe, por nuk jam”.

Më pas një mesazh të fortë për shoqërinë dhe drejtuesin e ri, Marotta.

“Unë nuk duhet të telefonoj askënd. Nëse dikush dëshiron të flasë më mua le të bëhet i gjallë. Shpresoj të takohem me përfaqësuesit e shoqërisë këtë javë, unë jam e gatshme.”

Si gjithmonë, e drejtpërdrejtë. Wanda Nara nuk fshihet, por ia bën të qartë Interit: le të takohemi dhe flasim.

Dhe në fund, një mesazh dashurie për tifozët zikaltër:

“Unë jam 100% e bindur, vullneti ynë është të vazhdojmë me Interin.”

Ndërsa për kritikat drejtuar bashkëshortit të saj pas ndeshjes me Sassuolon, u shpreh:

“Atij që thotë që momenti jo për Interin është i lidhur me situatën tonë kontraktuale, më vjen t’i them: ik pirdhu!”