Përveç se i ka disa anë negative, futbolli ka edhe anët pozitive. Shpesh ndodh që të shohim gjëra të bukura që na bindin se futbolli është sporti më i mirë në planet.
Një rast që e dëshmon këtë ndodhi edhe në një ndeshje amatore të futbollit anglez.
Gjatë ndeshjes, Enfield Town – Corinthian-Casuals, tifozët e kësaj të fundit i ofruan portierit të Enfield një gotë me birrë.
Dhe portieri nuk hezitoi që ta pranojë 'dhuratën' e tifozëve kundërshtarë.





