Është zhvilluar në hollin e pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu” promovimi i librit “Ing. Fadil Kërtusha, kujtime”. Monografia, e ngritur mbi jetën dhe veprën e inxhinierit Fadil Kërtusha, është një homazh i familjarëve, në këtë 20-vjetor të ndarjes nga jeta.

Në takim merrnin pjesë deputetë të qarkut Durrës, emra të njohur të fushave të ndryshme, inxhinierë, si dhe familjarë e të afërm.

Një libër i thjeshtë, i bazuar në kujtime, që nxjerrin në pah vlerat dhe kontributin e inxhinierit të palodhur dhe të përkushtuar, Fadil Kërtusha.

Pjesëmarrësit që e morën fjalën në takim, e cilësuan si njeriun e punës. Gjatë këtij tubimi, u shfaq edhe një reportazh, i cili hodhi dritë mbi personazhin e Fatmir Kërtushës, që jetën dhe veprën ia kushtoi vendit të tij.

Në përfundim, shoqata Durrësi e vlerësoi ing. Fadil Kërtushën me titullin “Nderi i qytetit”.