Renato Arapi e ka mbyllur me Teutën, megjithatë që të vihet zyrtarisht nën urdhrat e Bledi Shkëmbit, duhet që të fitojë lirinë nga Afjet Afjonspor. Mbrojtësi mbetet “peng” i turqve, megjithatë shpresohet që kjo çështje të marrë njëherë e mirë zgjidhje.
Disi më ndryshe është situata me Tomislav Bushiçin. Kroati ka njoftuar FIFA-n për problemet me rrogat te Flamurtari dhe që të dalë i lirë në treg, duhet që fillimisht të kalojë afati 2-javor.
Në kësi kushtesh, as vetë durrsakët nuk mund të bëjnë asgjë. Sulmuesi parimisht ka pranuar t’u bashkohet durrsakëve, por paraprakisht duhet të mbyllë “hesapet” me vlonjatët.





