“A mundet dikush të ndihet i qetë tani në Durrës???”

Është kjo pyetja që ngre deputetja demokrate e qytetit bregdetar, Fatbardha Kadiu në një postim në Facebook.

Në postimin e saj, Kadiu bën bilancin e ngjarjeve të ndodhura brenda pak minutash, të shtunën në Durrës, ku dy gra humbën jetën në një aksident, një biznesmen u grabit pasi autorët i lidhën familjarët dhe i rrëmbyen djalin ndërsa një të riu i morën makinën nën kërcënimin e armës.

POSTIMI I PLOTË

A mundet dikush të ndihet i qetë tani në Durrës???

Vetem ne pak minuta ne Durres
Grabisin nje biznesnen
Lidhin familjaret 
Rrembehet nje femi
Grabitet nje makine 
Aksidentohen tre makina 
Raportohen 2 te vdekur