Arbitrat kryesor dhe ata anësorë të kategorisë superiore dhe kategorisë së parë kanë zhvilluar testet teorike dhe testet fizike. Për këtë, në vendin tonë për të asistuar në leksione dhe seminare FIFA ka dërguar një nga lektorët e saj.

Mirëpo, gjatë ditës së djeshme është bërë edhe dhënia e stemës së  FIFA-s për arbitrat shqiptarë dhe këtë vit ka pasur jo pak ndryshime.

Bëhet fjalë për heqjen e stemës për dy nga asistentët me të aktivizuar si: Doda dhe Barushi dhe zvendësimin e tyre pa dhënë asnjë justifikim as Sektori i Arbitrimit dhe as FSHF si organizatore e garës.

Dizenjatori i arbitrave pranë FSHF-së, Sokol Jareci ka deklaruar se të gjithë arbitrat i kaluan me sukses testet dhe ka prezantuar stemat e reja të FIFA-s, por pa shpjeguar arsyen e ndryshimeve të bëra.

"Testet teorike dhe fizike bëhen mbi bazën e rregullave të lojës ku duhet t'u përgjigjen 20 pyetjeve dhe standarti për të kaluar testimin teorik është dhënia e 17 përgjigjeve të sakta. Testet fizike mund të konsiderohen rutinë pasi zhvillohen dy herë në vit; në fillim të sezonit dhe në mes të kamionatit",- tha Jareci.