Një vit më parë, në këtë periudhë, Teuta përgatitej për të mos rënë nga kategoria, por që nga ajo kohë gjërat kanë ndryshuar dhe viti 2019 mund të prodhojë surpriza. Objektivi i parë janë kupat e Europës, por përse të mos tentohet titulli kampion?

Sot Teuta është skuadra më në formë e kampionatit dhe arsyen e tregon trajneri Bledi Shkëmbi. Ekipi bëri shumë kohë duke u stërvitur dhe luajtur bashkë. Fitoi besim, por nuk diskutohet që ndonjëherë të ndihmon edhe fati apo je i varur edhe nga kundërshtari.

Nëse në verë drejtuesve të Teutës do t’u kërkohej se me sa pikë do të ishin të kënaqur, për 33 pikë në fund të fazës së dytë me siguri do të kishin firmosur menjëherë.  Ky është projekti ri dhe do të kërkonte kohë. Nuk e menduam në verë se sa pikë do të kishim në fund të pjesës së parë.

Synimi kryesor ishte të krijonim një grup të mirë dhe në vazhdimësi do të vendosnim objektivat. Kemi treguar se jemi të barabartë me ekipet më të forta që kërkojnë të fitojnë titullin. Do të vazhdojmë të rivalizojmë.

Sigurisht që bashkëpunimi i duhur mes drejtuesve më të lartë dhe stafi teknik për një projekt konkret sjell rezultatet e duhura. Kur ka rezultate edhe marrëdhëniet janë shumë të mira.

Edhe në momentet jo të mira, presidenca na mbështeti dhe na qëndroi afër. Me sa shoh, nuk është diçka momentale kjo që po ndodh te Teuta, po mendohet për më gjatë. Sa i përket merkatos, Shkëmbi e di që nuk mund të ndodhin mrekullira në janar. 

Përveç Frashërit, pritet dhe firma me Arapin.Frashëri është lojtari ynë, sa i përket Arapit, jemi në bisedime. Vetëm kur të dalë në stërvitje mund të themi se është i Teutës. Nëse do të gjejmë individ më të mirë nga këta që kemi mund të përforcohemi më tej.