Prezantimi i tij dihej: mjeshtri i parametrave zero, duke menduar për të gjithë goditjet e bëra, por me “armën” e tij më të fortë Xhuzepe Marota ka nisur edhe aventurën tek Interi. Natën e djeshme, pas mesnate, saktësisht në orën 00:40, media italiane ka nënvizuar goditjen e parë që administratori i ri i deleguar i zikaltërve ka mundur të bëjë.
Diego Godin, gjiganti i mbrojtjes së Atletikos së Madridit do të jetë lojtari i ri i Interit duke nisur nga vera e ardhshme. Marota ka nënshkruar parakontratën me uruguaianin 32-vjeçar, i cili do të zbarkojë në “San Siro” me parametër zero dhe do të firmosë një kontratë dyvjeçare me opsionin për një vit të tretë.
Interi djeg në këtë mënyrë edhe konkurrencën e “kushërinjve” të Milanit që i kishin propozuar Godinit të njëjtën ofertë, por në fund veterani i Atletikos së Madridit ka zgjedhur ngjyrat zikaltër.





