Ashtu siç ishte konfirmuar, klubi i Teutës ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e parë në merkaton e janarit. Erlis Frashëri, që prej 2016-ës te Kamza, është tashmë një lojtar i ekipit durrsak.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Teuta ka publikuar edhe një foto teksa mbrojtësi 30-vjeçar është vënë menjëherë nën urdhrat e ekipit të Bledi Shkëmbit.
Ky është një rikthim për Frashërin te “Djemtë e Detit”, pasi ka qenë më parë edhe për dy sezone, gjatë viteve 2010-2012.





