Mbrojtësi francez i Realit të Madridit po mendon të mbyllë karrierën tek klubi i “Los Blancos”. Edhe pse është shpejt deri në përfundim të karrierës, 25-vjeçari ka ndër mend të rinovojë kontratën “përjetësisht” me madrilenët.

Sipas mediave spanjolle, Varane i ka rrëfyer shokut të tij të skuadrës Serxhio Ramos, që dëshira e tij e vetme është të luajë vetëm me 13 herë kampionët e Europës.

Reali po mendon t’i ofrojë një kontratë afatgjatë për ta “blinduar” qendërmbrojësin. Varane është pjesë e klubit madrilen që në vitin 2011, ka ka zhvilluar 252 takime dhe ka fituar 10 trofe në këto 7 vite.