Bashkia Durrës organizoi një koncert në datat 28 dhe 29 dhjetor me grupe muzikore që performuan në sheshin “Liria”.

Tingujt muzikor që përcollën këto grupe vinin nga pjesë të suksesshme të repertorit botëror me tematikë festat e fundvitit, pjesët orkestrale si dhe këngët më të spikatura të tregut muzikor vendas.

Më pas, një duet interpretoi një potpuri këngësh titulluar “Gëzuar Festat”, që publiku e mirëpriti dhe e shoqëroi duke u bërë një me artistët.

Gjatë tërë ditëve të këtij fundviti, qytetarët kanë shijuar koncerte festive që janë organizuar në këtë shesh dhe kanë gjallëruar atmosferën e festive në Durrës.