Çifti i këngëtarëve Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj përflitej prej shumë kohësh që janë në një lidhje dashurie, por asgjë e pranuar zyrtarisht prej tyre deri më tani.
Por këtë fundvit, Eni dhe Genci jo vetëm që kanë pranuar lidhjen, por edhe kanë postuar të njëjtën foto nga festa e organizuar nga Labinot Gashi.
Pak ditë më parë në të gjitha mediat rozë u përhap me shpejtësi një video nga prapaskenat e ‘Op Labi Party’, në të cilën Genc Prelvukaj pranonte lidhjen me Eni Koçin. “Është e vërtetë. E keni parë që në hyrje. Kemi zgjedhur një event si ky që të shfaqemi publikisht bashkë”, – u shpreh Genci.





