Gazetari i njohur durrsak, Bujar Qesja ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin social Facebook, një foto shumë të rrallë, të shkrepur më 10 prill 1930, ku shfaqen tre legjenda të futbollit durrsak, Niko Dovana, Stefan Druga e Anastas Moisiu.

"Pamja është fiksuar në lulishten kryesore të qytetit të Durrësit (sot muzeleumi i dëshmorëve të luftës), me 10 prill 1930, afro 89 vite më parë", shkruan ndër të tjera në postimin e tij Qesja.

POSTIMI I GAZETARIT QESJA

Në këtë foto, që përbën risi në historinë e futbollit durrsak, pse jo edhe atij shqiptar, çfaqen tri persona. Nga e majta është Stefan Druga. Në mes portjeri legjendar, simpatiku dhe virtuozi Niko Dovana dhe më tej, një nga futbollistët më pikantë të Teutës së viteve 30-të Anastas Moisiu. 

Në përpjekje për të shkruar për Stefan Drugën, këtë kolos të organizimit të Sportklub Teuta, në fund të viteve 20-të dhe në fillim të viteve 30-të, takohem me Merita Forën, vajzën e Stefanit. Dhe zbuluam disa foto, tejet brilante dhe me format historik, ku pasqyrohen pamje të rralla, të këtij brezi të çmuar të topkëmbës durrsake. 

Pamja është fiksuar në lulishten kryesore të qytetit të Durrësit (sot muzeleumi i dëshmorëve të luftës), me 10 prill 1930, afro 89 vite më parë. Duket një foto më shumë cilësi, aq më shumë po të kemi parasysh që është bërë në fillimet e shekullit të kaluar.

Dhe jo pa qëllim e vendos foton, në këtë ditë festive të krishtlindjeve. Madje prezantimin e kësaj foto në publik, do ta konsideroja një dukuri pikante sportive. Me këtë rast, shumë urime nga ana ime, për ju miqtë e mi të fb, për më shumë shëndet, për më shumë lumturi në familjet tuaja. 

Gëzuar krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2019!

Bujar Qesja

Durrës më: 25 dhjetor 2018