Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë thyer bojkotin duke dërguar përfaqësuesit e tyre sot në Kuvend.

4 deputetë të PD-së dhe 4 deputetë të LSI-së janë sot në seancën plenare në Kuvend duke thyer kështu bojkotin pas 5 muajsh.

Nga deputetët e PD-së marrin pjesë Luçiano Boçi, Valentina Duka, (dy pedagogë) Izmira Ulqinaku dhe Ervin Salianji. Ndërsa nga LSI, Floida Kërpaçi, Luan Rama, Petrit Vasili dhe Kejdi Mehmetaj.