Pas vendimit të njoftuar nga kryeministri Edi Rama, për shpërblimin e pensionistëve për Vitin e Ri, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma.
Në një postim në Facebook, Duma e quan shpërblimin, talljen e Ramës me pensionistet, paratë për të cilët dalin nga buxheti dhe jo nga xhepi i kryeministrit.
POSTIMI I DUMËS
Paketa e turpit fyerje për pensionistët dhe shoqërinë!
Të rinjtë në protestë për të ardhmen, të moshuarit në lëmoshë për jetën.
Thotë se ka dhënë 50 dollarë pako turpi për pensionistët sikur ti ketë nxjerrë nga xhepi dhe jo nga buxheti i përbashkët i qytetarëve.
460 lekë në muaj! Vetēm indeksimi do duhej të kishte qenë dyfishi.
Me faturën energjisë të dyfishuar, faturën e ujit të trefishuar, ilaçet mesatarisht mbi 30 mijë lekë të vjetra në muaj, marrin pako denigrimi 50 dollarë në vit.
Vetëm nga rritja e çmimeve dhe shtrenjtësia e jetës do duheshin minimalisht 50 dollarë në muaj për të pasur të njëjtat shërbime si 5 vjet më parë.
Siç tallet sot me të rinjtë që pasi i zhvat thotë hajde bëjmë muhabet njësoj tallet me pensionistët që pasi i rrit çmimet i trajton si gjynafqarë ndërkohë që duhet të ishin kategoria me e respektuar e shoqerise.
Për pensionistët ka vetëm një zgjidhje alternativa e PD, 250 mijë lekë pensioni minimal.
Shtresa që meriton respekt, mirënjohje për kontributet e një jete punë i detyrohemi minimum dinjiteti.





