Në një kohë që studentët refuzuan thirrjen e mëparshme të tij dhe po protestojnë përpara zyrës në Kryeministri, Edi Rama ka reaguar sërish në Twitter.

Rama shkruan se nuk ka logjikë që bisedimet të mos bëhen, ndaj kërkon sërish dialog.

"Një vajzë sapo tha s’duam të lutemi (në fakt lutem unë:-)po duam të na plotësohen 8 pikat pa dialog! Dmth s’duam të bisedojmë për kërkesat tona, po duam të bërtasim deri në plotësimin e tyre!Në cilën familje ecën kjo logjikë?Në familjen tonë të madhe jo njëherë, prandaj DIALOG”."