Shkrimtari durrsak Ylli Bare, pas një seriali librash të botuar me tema të shumëllojshme kombëtare dhe ndërkombëtare, ka dalë së fundmi me 2 botime të veçanta.
Janë 2 vëllimet me tregime “Jezahel” dhe “Bufi i verbër Zeus” që fillojnë me tema nga Durrësi deri në lashtësinë arakaike. Me këto libra kapiteni i vjetër detit Baro, që pasi ndërpreu lundrimet hapsirave oqeanike, po lundron në një hapsirë të re, në atë të dallgëve të imagjinatës letrare, të cilat i ka derdhur tashmë në rreth 10 libra të botuar.
Me librin “Jezahel” autori është rikthyer në kujtimet e viteve të rinisë së gjimnazit dhe shokëve konkretë të tij në Durrës, në periudhën kur brezi i rinisë së tij filloi të përthithë flladin e këngëve të perëndimit.
Një nga këto këngë që ndezën fantazinë e këtij brezi ishte edhe kënga “Jezael” e kompleksit “Delirium” fituese e festivalit të 22-të të San Rremos në vitin 1972. Kjo këngë u bë hit edhe për rininë dursake dhe një nga ato të rinj gjimnazistë që e këndonte në shkollë e kudo, ishte edhe Skënder Kacere.
Librin me këtë titull, autori Bare ia kushton Skënder Kaceres, sot inxhinier me kontribut të madh në prgatitjen cilësore të shoferëve. Por që me tregimin e parë të atij libri, autori risjell me të njëjtin titull në mënyrë konçize atmosferën dhe nostalgjinë për ato ditë kur rinia asimiloi dhe këndonte ato këngë që ishin pararendëse të prag festivalit të 11, të anatemuar zyrtarisht nga shteti i diktaturës.
Në këto botime të realizuara, Ylli Baro flet edhe për mundësitë që i jep një krijuesi qyteti i Durrësit, një nga kulturë-thithësit më aktivë të kulturës së perëndimit ndër vite dhe urë e përhershme kulture e komunikimi me Europën. Ylli ka në proces botimi edhe të disa vëllimeve të tjera interesante përfshirë edhe romanin e parë të tij, pas 10 vëllimeve me tregime.
K.H.