Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur dhëmb për dhëmb kreut të qeverisë Edi Rama me një videomontazh ku të gjithë personazhet e montuar lakuriq, janë ministrat dhe deputetët e Partisë Socilaiste.

"Të dashur miq, ju ftoj të ndiqni tragjikomedinë: Krye, Krye Kreu i Bandës, metrazh i shkurtër që fitoi çmimin ndrëkombëtar të Cosa Nostras! sb", shkruan Berisha në Facebook.

Në videon ku nuk mungon as vëllai i kryeminstrit, Olsi Rama, shfaqen Erion Veliaj, Taulant Balla, Lindita Nikolla, Ogerta Manastirliu, Damian Gjiknuri, Elisa Spiropali etj, me në krye Ramën, i cili paraditen e sotme postoi një video ku ironizonte Berishën e Bashën.