Pas videomontazhit të publikuar nga kryeministri Edi Rama ku ironizon kreun e PD-së Lulzim Basha dhe deputetin Sali Berisha, ka reaguar deputeti opozitar, Tritan Shehu.

Në një postim në Facebook, Shehu i kërkon Ramës të bëhet serioz e të lërë shfaqjet qesharake ndërsa i kërkon të prezantojë një strategji të vetme, të përgjigjet me seriozitet e përgjegjësi kritikave e alternativave.

POSTIMI I PLOTË

Politika e “kukullave” te Kryeministri shpreh shterpesi argumentash e tendence fshehje nga realiteti, si struci!

Z. Kryeminister, politika dhe ballafaqimi ne ate nuk behen me video qesharake si kjo e sotmja, qe ne vazhdim po publikoni.
Ne asnje shoqeri te civilizuar nuk kam konstatuar nje fenomen te tille, jo vetem jo etik ky, por dhe qe transmeton mungese te plote ne ide e vizione reale.
Behuni serioz Z.Kryeminister, lerini cfaqjet qesharake, prezantoni qofte dhe nje strategji te vetme, pergjigjuni me seriozitet e pergjegjesi kritikave e alternativave!
Ne fakt edhe kur tentoni ta beni kete vecse gaboni rende, shume rende, aq rende sa trondisni qe ne themel edhe interesat me te rendesishme te vendit e kombit.