Festa e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë ka mbledhur bashkë në një pritje shtetërore në Pallatin e Brigadave politikën, por edhe përfaqësues të komuniteteve fetare dhe diplomatë të huaj. Pasi u ekzekutua himni shqiptar, ku mes të pranishmëve ishin Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, si dhe kryeministri Edi Rama dhe gruaja e tij, Linda Rama, i pari që hapi fjalën ishte presidenti i Republikës.
Gjatë fjalës së tij, Meta tha se Shqipëria duhet të zgjidh çështjet e emigracioni, ndërsa tha se “kjo është kambanë alarmi për klasën politike për të krijuar kushte për të rinjtë. Sfidat kërkojnë bashkëpunim për një klimë politike konstruktive, ku të drejtat njerëzore duhet të jenë prioritet i të gjithëve”.





