Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku duke komentuar koston e projektit të Unazës së Madhe në Tiranë, shkruan në Facebook se vlera e vërtetë e projektit është 24 milionë euro për kilometër, dhe jo 20 milionë siç është thënë fillimisht.

Krahas kostos, Tabaku publikon edhe një tabelë të ARRSH-së, ku sipas saj tregon më së miri korrupsionin e tenderit.

"Mbi koston e Unazes se Tiranes! Kemi disa dite qe diskutojme per koston e Unazes se Tiranes dhe faktit qe kosto per kilometer eshte 20 milione euro. Ne fakt te gjitha tenderat publike japin vleren e tenderit pa TVSH qe do te thote kosto eshte ne te vertete 48 milione euro dhe 24 milione euro per kilometer. Kjo tabele e ARSH e tregon me se miri korrupsionin e paprecedente me kete tender", shkruan ajo.