“Ne betejën nuk e kemi me njeri-tjetrin, ne betejën e kemi me kundërshtarin, me Dakon dhe klanin e tij dhe si degë partie po bëhemi gati ta fitojmë këtë betejë”.

Këto ishin fjalët e para pas zgjedhjes si kryetari i ri i degës së PD Durrës, që Ferdinand Xhaferraj tha para anëtarësisë së partisë, ndërsa shumë prej tyre po e uronin për fiton. 

Ferdinand Xhaferraj u zgjodh mbrëmjen e sotme kryetar i PD Durrës, me votat e anëtarësisë, ndërsa prej disa muajsh qëndronte si kryetar i komanduar nga kreu i PD, Lulzim Basha. Ai u shpall kryetar i ri i degës me 222 kundrejt vota, kundrejt 130 votave që mori Sokol Kapedani.

Sfida e rradhës e PD Durrës është gara për zgjedhjet lokale, ku Xhaferraj ka një eksperiencë personale, pasi në vitin 2011 kandidoi përballë kryebashkiakut aktual Vangjush Dako, po u mund me një diferencë prej më shumë se 3000 vota.

Në atë garë, Xhaferraj do të mbetej në kujtesën e të gjithëve me deklaratën e tij të famshme se "do të përmirësonte cilësinë e diellit”.

Ndiqni më poshtë deklaratën e parë të Ferdinand Xhaferraj pas zgjedhjes, marrë nga operatori i DurrësLajm: