Sandër Lleshi do të betohet sot para presidentit Ilir Meta si ministër i Brendshëm.
Ceremonia e betimit të Sandër Lleshit në Presidencë do të bëhet në orën 19:15. Betimi i tij vjen pas miratimit një ditë më parë në parlament.
Sandër Lleshi u dekretua si ministër nga Presidenti Ilir Meta, pasi i hoqi gradën e gjeneralit të Forcave të Armatosura.





