"Aty ku është pushteti është krimi!" Kështu shkruan në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha pas lajmit se mes të arrestuarve për kontrabandë është edhe Stefan Hila, baxhanaku i deputetit socialist, Ilia Xhakolli.

Berisha ka publikuar një mesazh të ardhur nga “Qytetari Dixhital”, i cili shprehet  ndër të tjera që fakti se i arrestuari është i afërm i deputetit do t’i shpëtojë dënimit.

POSTIMI I BERISHËS

Aty ku eshte pushteti eshte krimi!

Kontrabandistet vellezer, kuneter, kushurinj e baxhanaker te sojit te pushtetareve mafioze te organizates kriminale” Rilindja”.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor dua te denancoj rastin e kondrabandes qe ndodhi dije ne qaf thane qe u kapen 2100 goma.Para nje viti pe kan arrestuar nje te afermit e mi kta plerat e rilindjes vetem se po kalonte goma per shtepin e vet ndersa sot qe behet gjith ky korrupsion nga kta kontrabandorilindso askush nuk ka per tu denuar.nuk denohen doktor se pronari i gomave esht kusheriri i pare i deputetit famkeq zotiti Ilir xhangolli ndersa kryedoganjeri pergjegjsi i turnit esht baxhanaku i famkeqit ilir xhangolli.ky deputet e ka zaptuar pogradecin ne cdo cep,institucionet i ka ky prokurorin sotir kllapi e ka prap ky kryebandit qe e perdor per te ndihmuar kriminelet se po afrojne zgjedhjet lokale.ju lutem zoti berisha publikijeni qe te tremben sado pak dhe ti len ne burg kta kondrabandiste qe ngelen duke mbushur cantat e keti plerodeputiti.anonim te lutem