Ka startuar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës edicioni i katërt i këngëve korale, një festival i cili angazhon masivisht fëmijët e shkollave.

Festivali është organizuar midis 18 shkollave 9-vjeçare të rrethit të Durrësit, në tre ditë dhe sot në ditën e parë të tij nxënësit e 8 shkollave kanë performuar, për të shpallur fituesit në datë 14 nëntor. Organizatori Arian Plaku tha se festivali vjen me rastin e festës së 14 Nëntorit, Çlirimit të Durrësit dhe pavarësisë e Çlirimit të vendit.

Secila shkollë ka formuar korin me 25-35 persona, ndërsa marrin pjesë 18 kore dhe rreth 550 fëmijë. Arian Plaku tha se juria është e përbërë nga emra të njohur të skenës shqiptare, me prof. Ermir Dizdari Dirigjent, Arjola Zani Soprane Pedagoge e kantos pranë shkollës artistike J.Kukuzeli, Naim Kerçuku, këngëtar i njohur i qytetit, ish-drejtori i QKF Durrës, Anxhela Hoti soprano.

Repertori i këngëve janë fokusuar në këngë patriotike e partizane, këngë për Shqipërine dhe festave të flamurit. Avni Çuni, drejtor i Qendrës Kulturore të Fëmijëve tha se kjo ishte një sipërmarrje e vështirë por që po kthehet në një traditë të bukur nga ana e kësaj qendre.

Qkf dhe sektori i veprimtarive masive pranë QKF Durrës. Idea dhe drejtimi i festivalit nga përgjegjësi i sektorit të veprimtarive masive në QKF, Arian Plaku. Festivali është mbështetur nga Drejoria Arsimore dhe nga Bashkia Durrës.

K.H.