Diego Armando Maradona sa herë flet dhuron spektakël. Ai nuk duket i kënaqur me skuadrën e tij dhe i bën një thirrje Mesit mos të kthehet më në kombëtare, pasi kritikat po e rëndojnë shumë yllin e Barcelonës, që pas eleminimit në Botëror.
“I them Mesit mos të kthehet më, duhet të dalë në pension. Po e fajësojnë shumë, të shohim nëse do t’ia dalin pa të. Nuk është faji i tij që nuk kemi kampion të Botës. Vetel për shembull ka një motor të shkëlqyr, por Hamilton e mund. Ekipi kombëtar nuk po bën asgjë për popullin. E gjitha kjo pasi ka humbur pasioni dhe prestigji” u shpreh Maradona.
Legjenda komentoi edhe trajnerin aktual Skaloni: "Jemi të gjithë të çmendur që e kemi lënë Argjentinën në dorën e Skalonit, nuk ka bërë asgjë. Thotë se është gati por nuk jam dakort.”, shtoi Maradona.
Aktualisht ai drejton në Meksikë ku me ekipin e tij Dorados, ka arritur të marrë 2 fitore dhe 1 humbje.





