Luis Hamilton është duke dhuruar spektakël në Formula 1, duke qenë shumë më mirë se kundërshtari i tij për titull, Sebastian Fetel.

Piloti i Mercedesit është paralajmëruar së fundmi nga presidenti Vladimir Putin që pas fitores së Çmimit të Madh të Rusisë të mos e lagte si bëri 3 vite më parë.

Ndërsa Hamilton iu përgjigj duke qeshur: “Këtë radhë nuk do të spërkas me shampanjë. Herën e kaluar nuk të laga unë.”