Skulptori durrsak Idriz Balani po punon për transferimin e veprave artistike drejt Muzeut Kombëtar në kryeqytet, me sigurinë maksimale të përkujdesit.

Skulpturat duken si në një rrjeshtim ushtarak para nisjes drejt muzeut historik ku çelet ekpozita personale e Balanit me afërsisht 65 vepra të jetës së tij.

Ai thotë se këto vepra që do të ekspozohen janë sintezë e jetës e punës artistike krijuese. Në të do të pasqyrohet puna duke filluar që nga veprat e para deri në ato të fundit që janë pjesë e eposit heroik të popullit tonë në luftrat për çlirim.

Ekspozita personale e skulpturave të Idriz Balanit e cila do çelet në fundjavë, do të qëndrojë e hapur 5 ditë, nga data 5 deri më datë 10 tetor.

K.H.