15 shkolla nëntëvjeçare të Durrësit kanë shpalosur larmi motivesh e tingujsh folklorikë në sheshin “Liria”, në qendër të qytetit të Durrësit. Nxënës të shkollave 9-vjeçare të qarkut, në Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore, sollën për të pranishmit folklorin e pasur shqiptar jo vetëm në interpretime, valle e këngë, por edhe nëpërmjet lojërave të ndryshme.

Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore festohet prej vitesh në Durrës, duke i dhënë një rëndësi të veçantë traditës dhe duke përçuar mesazhin e qartë kujtdo për ruajtjen e saj dhe trashëgimin brez pas brezi.

Specialistja e edukimit përmes kulturës në DRKK, Antigoni Gjergji, u shpreh se në këtë ditë të veçantë për kulturën e vendit tonë është punuar gjerësisht me nxënësit e shkollave 9-vjeçare si elementët më të mirë për përcjelljen e mesazheve.

Vetë fëmijët sollën elementë të krijimit të tyre për të cilat u vlerësuan. Tre shkollat “Vincens Prendushi”, “Turgut Ozal”, “Vasil Ziu” janë nderuar me certifikatat e risive që sollën.

Ndjekim materialin.

K.H.