Poeti i mirënjohur durrsak Agim Bajrami, pas një heshtjeje 2 vjeçare, është rikthyer para lexuesve dhe admiruesve të tij me 2 vepra të reja poetike. Poezia e Agim Bajramit vlerësohet nga kritika për vlerat poetike që paraqet, por edhe për stilin e tij që ka mahnitur lexuesit brenda dhe jashtë vendit.

Librat e rinj që sjell poeti durrsak titullohen “Pëshpërimë” dhe “Sërish” dhe kanë si linjë kryesore poezi lirike dhe ato sociale me problematika të ditës.

Poeti Agim Bajrami është mik i fëmijeve dhe ka në duar një poemë te gjatë për fëmijë, si dhe disa projekte të tjera letrare. Poeti i njohur durrsak është së fundmi fitues i çmimit të karrierës në festivalin e netëve poetike korçare.

Bajrami është edhe fitues i disa çmimeve te para në festivalet poetike si të vendit ashtu dhe në ato ndërkombëtare.

K.H.