Sulmuesi i Stoke Cityt, Peter Crouch është shndërruar në një person tepër karizmatik. Pas nxjerrjes së librit, i cili është ndër më të shiturit në Mbretërinë e Bashkuar, 37-vjeçari tashmë ka një program të tijin, të quajtur Peter Crouch Podkast.
Në këtë program të krijuar nga BBC Radio sulmuesi anglez tregon anekdoda nga jeta e tij si futbollist dhe jo vetëm.Së fundmi “viktimë” e tregimeve të Crouch ka rënë legjenda e Liverpoolit, Steven Gerarrd.Shtatlarti ka treguar për mbrëmjet në lokalet e Liverpoolit, ku Gerarrd arriti t’i shpëtonte fotografëve që e prisnin jashtë, nëpërmjet një gjetje gjeniale.
“Më kujtohet që erdhi i veshur si plak, me një maskë në fytyrë e madje edhe karrige me rrota e motorizuar. Kishte një llullë dhe një kapele në kokë. Jashtë lokalit fotografët i kapnin të gjithë, por Steven nuk pati probleme. Madje ata i hapën rrugën dhe e ndihmuan të kalonte!”.





