Skena të frikshme u kapën nga kamerat amatore në Meksikë para ndeshjes derbi mes Tigres dhe Monterrey, ku një tifoz mbeti thuajse i vdekur pasi u rrah dhe u godit me thikë, ndërsa disa të tjerë u përplasën nga një makinë e drejtuar nga tifozi kundërshtar.Tifozi i Tigres shihet teksa qëndron i shtrirë në tokë pasi kundërshtarët largohen duke e menduer të vdekur. Gjithçka ndodhi para ndeshjes, të përfunduar 0-0, pasi turmat e mëdha të tifozëve dolën nga kontrolli dhe filluan të përlesheshin me njëra-tjetrën.Por edhe pse pati kërkesa të shumta që ndeshja të mos luhej pas asaj që ndodhi, autoritetet vendosën ndryshe, fatmirësisht pa incidente brenda stadiumit.

Ngjarja e shëmtuar ndodhi ndërsa dy grupet e tifozëve u përballën rreth 4 kilometra larg stadiumit. Një tifoz i Monterreyt u përpoq të frikësonte tifozët e Tigres duke iu afruar me shpejtësi me makinë dhe përplasi disa prej tyre.Ndërsa një tjetër tifoz i Tigres që vazhdon të jetë në gjendje të rëndë për jetën u gjet papritur i rrethuar nga disa tifozë kundërshtarë dhe pasi e rrahën, njëri prej tyre e goditi në brinjë me thikë.Ngjarja mori jehonë kombëtare pasi pamjet u shpërndanë shpejt në rrjetet sociale, ndërsa të dy klubet reaguan pas saj, duke shprehur keqardhje për atë që kishin parë.Ndërsa trajneri i Tigres, Ricardo Ferreti, kërkoi që të merreshin masa ndaj personave përgjegjës dhe sulmi i shëmtuar të mos mbetej i pandëshkuar. “Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Shpresoj që këta njerëz të gjinden dhe të shkojnë aty ku e kanë vendin, në varreza e jo në burg. Ndoshta e teprova, por ata duhet të marrin ndëshkimin e duhur pasi janë kriminelë”.