Një skedinë e çmendur, që mund ta cilësojmë me plot kuptimin e fjalës, po qarkullon orët e fundit në portalet italiane. Një tifoz, në ndeshjet e ditës së dielë, kishte parashikuar plot 4 golashënues, dhe në fund fitoi plot 510 euro.

Tifozi kishte parashikuar dygolësh të Ronaldos, në ndeshjen e Juves ndaj Sassuolos, një gol të Higuainit ndaj Cagliarit, si dhe golat e Meite te ekipi i Torinos, ndaj Udineses, dhe golin e Piatek të Geenoas ndaj Bolongnas.