Qindra automjete shqiptarësh që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe po i drejtohen stadiumit "Hampden Park" në Skoci ku pas një ore do të nisë ndeshja e futbollit Skoci-Shqipëri.

Automjetet janë stolisur me flamurin kombëtar. Në stadiumin skocez pritet të shpalosen ngjyrat kuq e zi të tifozerisë shqiptare që pritet të mbështesë fuqishëm kombëtaren e Panuccit në këtë sfidë të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Shqipëria vjen pas fitores së rëndësishme kundër Izraelit, realizuar mbrëmjen e se premtes.