Një lajm shumë i hidhur ka marrë ditën e djeshme skuadra e Saint-Erienne ku raportohet se lojtari Willim Gomis është qëlluar për vdekje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në La Sejne-sur-Mer në jug të Francës, dhe nga të shtënat me breshëri kallashnikovi ka mbetur i vdekur 19-vjeçari Gomis.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes së djeshme ndërsa raportohet edhe për një 14-vjeçari i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Policia është duke punuar për të kapur autorin, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga mediat franceze.