IGJEUM ka publikuar buletinin metereologjik për sot dhe nesër, në të cilin parashikohet një mot i dominuar nga reshje të dobëta, ndërkohë që temperaturat në të gjithë vendin shënojnë një ulje të lehtë.
Njëhokësisht në një pjesë të mirë të qarqeve në qendër dhe jug të vendit parashikohen reshje me intensitet të ulët.
RESHJET Sot pasdite (e shtunë, dt.08) dhe nesër (e diel, dt.09) priten reshje të dobëta në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zona shumë të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër (jo më shumë se 1 orë), më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasdites së sotme.
TEMPERATURAT Nesër (e diel, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 29 °C
në vendet e ulëta: 16 / 29 °C
në vendet malore: 10 / 24 °C
ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt.08) dhe nesër (e diel, dt.09) era do të fryjë e lehtë deri mesatare.





