Shqipëria do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Kthjellimet më të theksuara do të paraqiten në zonat jugore, ndërsa vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat veriore dhe ato qendrore.
Gjatë pasdites, vranësirat fuqizojnë territorin shqiptar, duke sjellë rrebeshe shiu në zonat veriore dhe qendrore. Shira të izoluar do të ketë në jug të Shqipërisë.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e para të mëngjesit, por do të mbeten në vlera të pandryshueshme në mesditë.
Era do të vijojë të fryjë mesatare, me një shpejtësi prej 45 kilometrash në orë, në drejtimin kryesisht verior. Kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.





