Të gjitha transmetimet televizive analoge në qarqet Tiranë – Durrës do të mbyllen në 10 Shtator.

Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka bërë thirrje sot të gjithë subjekteve që operojnë në këto qarqe të respektojnë afatin e përcaktuar.

Mesazhi u drejtohet edhe shikuesve që të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit “DVB-T2- Universal” ose të sigurojnë një aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.

Në të kundërt, pas datës 10 Shtator nuk do të mund të shohin më transmetime televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës.