Që nga viti 2013, në lulishten bregdetare te shëtitores “Taulantia” është vendosur një ansambël monumental me 2 gladiatorë, vepër e skulptorit te madh, Janaq Paço.
Tashmë, 5 vite pas kesaj vepre të bukur me parapavijë historike për Durresin dhe vizitorët e huaj që preferojnë bregdetin tonë, konstatohet se veprat janë dëmtuar përsëri.
Njërit prej tyre i është thyer tërësisht shpata, shoqëruar me dëmtime të tjera anësore në të dyja skulpturat. Duket sikur personat e pandergjegjëshëm kanë dashur që të korrigjojnë skulptorin dhe të kthejnë një betejë reale në thonjëza, për të paarqitur një fatkeq që i është thyer shpata.
Kjo ndodhte në kohët barbare, ndërsa në një shoqëri të civilizuar si e jona, ky realitet i shëmtuar për veprat e artit nuk duhet të ekzistojë. Është e katërta herë që dëmtohen gladiatorët.
Është realisht nje barbari moderne ndaj atyre që duket sikur vijon në kohë pas fatit të trishtë të gladiatoreve, këtyre aktorëve të armatosur të vdekjes.
Monumentet janë sot atraksione turistike, por që kërkojne kujdes. Vrasja e parë e këtij kompleksi monumantal ka qënë shtetërore, pasi nuk u derdhen në bronx.
Projekti i arkeologut të shquar të Durrësit Vangjel Toçi ka qënë që veprat e Paços të derdheshin ne bronx, por sot janë të derdhur thjesht në çimento, e cila, edhe pa dëmtimet që shkaktohen nga persona të papërgjegjshëm, dëmtohet nga agjentët atmosferikë.
K.H.





